Osmani u prit nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë

E publikuar: 26/11/2024 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se kanë diskutuar për ‘rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na bashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt’.