Ishte duke punuar tek ullinjtë, humb jetën tragjikisht shqiptari në Greqi

E publikuar: 17/11/2024 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 48-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se shqiptari ka ndërruar jetë këtë të diel, në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit, teksa po punonte në një arë me ullinj.

Mësohet se kur shkopi prej hekuri që 48-vjeçari po përdorte gjatë punimeve në pemën e ullinjve, preku telat e tensionit të lartë, ai fatkeqësisht mori plagë fatale.

Menjëherë shqiptari u transportua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. /albeu