Para ndeshjes vendimtare me Rumaninë, UEFA e poston një gol të Zhegrovës

E publikuar: 15/11/2024 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak minuta na ndajnë nga ndeshja vendimtare e Kosovës me Rumaninë.

Ky takim do të luhet në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, në Ligën C të këtij kompeticioni.

Kosova synon një fitore të madhe, e cila do t’ia rriste shpresat për të zënë vendin e parë në grup, të cilin momentalisht e mbanë Rumania me 12 pikë.

Kombëtarja dardane aktualisht ka 9 pikë, me humbjen e vetme të pësuar nga po Rumania, në xhiron e parë në “Fadil Vokrri”, me shifrat prej 3-0.

Pak para ndeshjes së sontme vendimtare, që luhet në “Arena Nationala”, UEFA ka sjellur një gol të Zhegrovës, lojtarit më në formë të Kosovës.

Bëhet fjalë për golin e shënuar në takimin ndaj Lituanisë muajin e kaluar.

Me këtë kundërshtar, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit në këtë cikël kualifikues, më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”