The Guardian ndalon postimet në rrjetin social të Elon Musk, shkak “përmbajtja shqetësuese” në të

E publikuar: 14/11/2024 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediumi prestigjioz “The Guardian” ka njoftuar se përmbajtjen e vet nuk do ta shpërndajë më në rrjetin social “X”.

Mediumi ka bërë të ditur se përfitimet nga rrjeti social ish-Twitter më nuk mund ta zëvendësojnë përmbajtjen negative dhe shumë shqetësuese që gjendet në të.

“The Guardian” ka më shumë se 80 llogari zyrtare në “X” me më shumë se 27 milionë ndjekës.

“The Guardian” ka njoftuar se rrjeti social është mbushur me përmbajtje shqetësuese përfshirë teori konspirative të ekstremit të djathtë dhe racizmi. Ka shtuar se mbulimi i zgjedhjeve presidenciale nga mediumi vetëm sa e ka kristalizuar vendimin.

BE-ja ka kritikuar Elon Musk për standardet e përmbajtjes qëkur e bleu rrjetin social për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.

“The Guardian” ka deklaruar se përdoruesit e rrjetit social do të mund të shpërndajnë përmbajtjen.