Pak orë para rezultatit, shpallet fituesi i llotarisë 1 milion dollarë nga Elon Musk

E publikuar: 05/11/2024 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

America PAC, një super PAC pro-Trump, shpalli fituesin e tij të fundit në një lotari duke i dhënë 1 milion dollarë një votuesi të regjistruar në Michigan.

Ky program lotarie përfundoi të martën, pas një shqyrtimi ligjor që filloi në nivel federal dhe shtetëror.

Pavarësisht një padie civile e Filadelfias, e cila pretendonte se lotaria shkelte ligjet shtetërore të lojërave, një gjykatës i Pensilvanisë refuzoi të ndalonte programin.

America PAC, ky grup politik ka ndarë gjithsej 18 milion dollarë për 18 votues të regjistruar në shtetet e fushëbetejës, përkundër paralajmërimeve nga Departamenti i Drejtësisë që sugjeronin se programi mund të shkelte ligjet federale për blerjen e votave.