Edon Zhegrova po e vazhdon formën e tij të mrekullueshme me ekipin e tij, Lille.
Pasi ishte vendimtar në dy ndeshjet e kaluara në Ligën e Kampionëve kundër dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos, edhe kundër “Zonjës së Vjetër” po dëshmohet i tillë.
Ylli i kombëtares së Kosovës bëri një super-asist për Jonathan David, i cili e konkretizoi “dhuratën” e Zhegrovës në gol.
E kosovari këtë gol të skuadrës së tij e festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Pamjet janë shpërndarë nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.