E befasishme: Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

E publikuar: 05/11/2024 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të martën ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, në një njoftim të befasishëm që erdhi pasi vendi është përfshirë në luftëra në fronte të shumta në të gjithë rajonin.

Netanyahu dhe Gallant kanë qenë vazhdimisht në mosmarrëveshje për luftën në Gaza. Por Netanyahu kishte shmangur shkarkimin e rivalit të tij. Netanyahu përmendi “boshllëqe të rëndësishme” dhe një “krizë besimi” midis tyre në njoftimin e tij të së martës në mbrëmje, sipas AP, përcjell Insajderi.

“Në mes të një lufte, më shumë se kurrë, kërkohet besim i plotë midis kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes”, tha Netanyahu.

Në ditët e para të luftës, udhëheqja e Izraelit paraqiti front të unifikuar teksa iu përgjigj sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit

Teksa Netanyahu ka bërë thirrje për presion të vazhdueshëm ushtarak ndaj Hamasit, Gallant kishte një qasje më pragmatike, duke thënë se forcat ushtarake kanë krijuar kushtet e nevojshme për marrëveshje diplomatike që mund të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga grupi militant.