Misioni i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se ka nevojë urgjente për të bërë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në llogarinë zyrtare të misionit francez poashtu thuhet se ekziston edhe nevoja për ulje të tensioneve mes të dyja vendeve.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një garanci e stabilitetit rajonal dhe një kusht thelbësor për perspektivën evropiane që kanë zgjedhur të dyja vendet”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Kosova këtë herë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo pati përplasje me homologun e saj serb, Marko Gjuriq, të cilin e akuzoi se po shoqërohet me terroristin Millan Radoiçiq.