Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Lezhë: Babë e bir goditën 47-vjeçarin me kosore

E publikuar: 27/10/2024 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë.

Blutë raportojnë se kanë qenë dy persona, babë e bir, ato që për motive të dobëta kanë sulmuar 47-vjeçarin e identifikuar me inicialet L.M.

Mësohet se si pasojë e konfliktit është lënduar lehtë edhe shtetasi Sokol Boga (djali), i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe do të shoqërohet në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Ndërsa vijon puna për kapjen e babait të tij, Nikolin Boga.

Njoftimi:

Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.