Përsëri tërmet në Turqi e Greqi

E publikuar: 27/10/2024 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë pasditen e së dielës.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Bëhet e ditur se nga lëkundjet është prekur edhe Siria.

Siç raportohet, tërmeti goditi në qendër të Turqisë. Ndërsa thellësia e tij shkoi deri në 10 kilometra.

Ndërsa një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në Lesbos, të Greqisë. Epiqendra u shënua 9 kilometra nga Mandamados.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të para nuk ka raportime për dëme, ndërsa thellësia e regjistruar është 5 kilometra.

Ndryshe, dy javë më herët Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 me epiqendër provincën Malatya, në lindje të shtetit turk.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe autoritet turke për fatkeqësitë dhe emergjencat të njohura si AFAD.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 9 kilometra nën tokë.

Viteve të fundit, Turqia është goditur nga tërmete shumë të fuqishme, ku si pasojë mijëra qytetarë humbën jetën.