Një stuhi tropikale që shkarkoi reshje që duhet të binin për të paktën një muaj shkaktuan përmbytje të mëdha në Filipine duke lënë më shumë se 20 njerëz të vdekur, teksa 150,000 të tjerë braktisën shtëpitë e tyre.
Stuhia Trami goditi në fillim bregun verilindor të Luzonit, ishullin më të populluar të vendit dhe shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Tajfunet janë të zakonshme në Filipine në këtë kohë të vitit, por shirat e Tramit ishin jashtëzakonisht të dendur, tha byroja shtetërore e motit.
Njerëzit e bllokuar në çatitë e tyre postuan foto në rrjetet sociale për të apeluar për shpëtim, duke bërë që rojet bregdetare të vendosin varka gome në operacionet e kërkim shpëtimit.