Policia e Shqipërisë ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin pasditen e kësaj të diele të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaccme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit.” – parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thekson në reagimin e saj Policia e Shtetit.