Ekipi “Çamëria” nuk do lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet

E publikuar: 18/10/2024 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipit shqiptar “Çamëria” nuk do t’i lejohet të marrë pjesë në Champions League në Minifootball në Greqi, shkak logoja, emri dhe fanella.

Trajneri Irtan Sejko ka reaguar për Euronews Albania duke thënë se: “Autoritetet greke nuk dëshirojnë që skuadra me emrin “Çamëria” të marrë pjesë në Champions League e minifutbollit që zhvillohet në (Kretë) Greqi për shkak të simboleve”.

Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëri” luan në garën e minifutbollit që zhvillohet në Greqi.

Ekipi shqiptar është paralajmëruar të bëjë kujdes për shkak të grupimeve nacionaliste atje.