Lëkunden Greqia dhe Turqia, tërmet i fortë në detin Egje

E publikuar: 15/10/2024 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter është regjistruar rreth një orë më parë, në hapësirën detare mes Turqisë dhe Greqisë.

Tërmeti i regjistruar në orën 19:54 me kohën lokale, e kishte epiqendrën në det midis ishullit të Rodosit dhe qytetit turk Fethyie, në një thellësi prej 27 kilometrash.

Mediat raportojnë se qytetarët kanë ndjerë lëkundjet, por nuk ka raportime për dëme.

Po ashtu bëhet me dije se rreth 20 minuta pas tërmetit të parë është shënuar edhe një pasgoditje me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.