Kosova U21 pëson humbje të thellë ndaj Polonisë në “Fadil Vokrri”

E publikuar: 11/10/2024 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova U21 ka regjistruar humbje të thellë ndaj Polonisë U21 sonte në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” pësuan me rezultat 4-0, me të katër golat të ardhur në 45 minutëshin e parë të ndeshjes.

Me këtë humbje, Kosova tani ndodhet në pozitën e katërt me 12 pikë, me tre fitore, tre barazime e tre humbje pas 9 ndeshjeve të luajtura.

Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës U21 do ta zhvillojë kundër Estonisë U21 më 15 tetor.