“Dardanët” nisen drejt Lituanisë, gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve

E publikuar: 10/10/2024 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Kosovës janë nisur drejt Lituanisë.

“Dardanët” gjatë kësaj jave do të zhvillojnë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Franco Foda, të shtunën me 12 tetor do të përballen me Lituaninë, ndërsa tre ditë më vonë e presin Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova këtë edicion të Ligës së Kombeve ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje.