Ronaldo e mposht Messin, tifozët përmes votave e zgjedhin lojtarin më të mirë në 25 vjetët e fundit

E publikuar: 07/10/2024 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faqja sportive “OneFootball” në Instagram e ka hapur një sondazh, ku tifozët mund të votonin më të mirin lojtar në 25 vjetët e fundit.

Pas më shumë se 3 milionë votash, Cristiano Ronaldo është zgjedhur më i miri për këtë periudhë futbollistike.

Cristiano mori 52% të votave, duke dalë i pari në sondazhin e tifozëve.

Ai la prapa Lionel Messin, si dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit në këtë periudhë.