Lille me Edon Zhegrovën e mposhtin kampionin e Europës, Real Madridin

E publikuar: 02/10/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova shkëlqeu sonte edhe ndaj Real Madridit, me një paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0.

Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që lojëtarët e ekipit nuk arritën t’i konkretizonin.

Në fundin e pjesës së parë, një goditje e lirë e Zhegrovës u prek me dorë në zonë nga Camavinga, për t’u akorduar penallti.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jonathan David për të shënuar golin e fitores së vendasve.

Real Madridi tentoi deri në fund të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.