Barcelona mposhtet nga Monaco, Arsenali barazon me Atalantan

E publikuar: 19/09/2024 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është mposhtur sonte nga Monaco, në raundin e parë të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve.

Katalonasit pësuan 2:1 në udhëtim nga ekipi francez, në një ndeshje e cila u vendos nga një episod i hershëm.

Një gabim i Ter Stegen bëri që Eric Garcia të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 10-të të ndeshjes.

Më pas, Monaco arriti të kalonte në epërsi, megjithatë Yamal me një gol të bukur barazoi shifrat.

Megjithatë, me një gol të pjesës së dytë Monaco e vulosi fatin e këtij takimi.

Në anën tjetër, Arsenali barazoi pa gola me Atalantan në ndeshjen kryesore të sontme, e cila nuk prodhoi shumë raste.

Mundësinë më të mirë e pati Retegui i cili dështoi të shënonte nga penalltia.

Atletico Madridi shënoi fitore 2:1 ndaj Leipzig, kurse Brest triumfoi 2:1 ndaj Sturm Graz./express