Nga përleshja e tmerrshme që ka ndodhur në Ligën e Dytë të Kosovës në ndeshjen ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit, është i përfshirë edhe një gjyqtar i Ligës së Dytë në regjionin e Pejës.
EO mëson se në këtë përleshje është përfshirë edhe gjyqtari nga Deçani, Edmond Gjikokaj, i cili bën pjesë në garat e Ligës së Dytë në regjionin e Pejës.
Gjikokaj, siç shihet në video kontribuon në dhunë duke goditur futbollistët prizrenas, ngjashëm veprojnë edhe futbollistët dhe tifozët e Deçanit.
Ekonomia Online ka kërkuar sqarime edhe nga Komisioni i Gjyqtarëve në Pejë por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në publikimin e këtij lajmi.
Më poshtë janë pamjet shqetësuese, ku futbollistët mysafirë të Prizrenit sulmohen në mënyrën më të ulët nga futbollistët vendas, kryesia e klubit dhe tifozët e Deçanit./eo