Foda flet shkurt për futbollistët e përjashtuar

E publikuar: 09/09/2024 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kosovës, Franco Foda është paraqitur në një konferencë për shtyp, menjëherë pas ndeshjes ndaj Qipros.

Kosova fitoi 4-0 në udhëtim te Qipro, me dy gola të Muriqit dhe nga një të shënuar nga Dellova dhe Rrahmani.

Në konferencë, Foda foli edhe për tre futbollistët e përjashtuar, Zhegrovën, Muric dhe Muslijën.

Ai foli shumë shkurtë, dukë bërë me dije se nuk ka çka të thotë më shumë rreth kësaj situate.

“Federata e ka dhënë deklaratën dhe ka njoftuar vendimin, ne të tjerët jemi fokusuar në ndeshje.” – ka thënë ai.