Reagojnë për herë të parë pas përjashtimit Zhegrova, Muslija dhe Muric

E publikuar: 09/09/2024 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova luajti në udhëtim te Qipro, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

E pikërisht gjatë lojës, tre futbollistët e përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës për thyerje të rregullave të brendshme, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric, zgjedhën të reagonin për herë të parë.

Që të tre ata, postuan fotografi duke treguar se janë duke e përcjellë lojën e Kosovës.

Edon Zhegrova ka postuar një foto në “InstaStory”, duke shikuar Kosovën përmes telefonit.

“Paqi fat” ka shkruar Zhegrova.

Florent Muslija është njëri nga futbollistët e tjerë, që është përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, pasi ka thyer rregulloren e brendshme, së bashku me Arijanet Muric dhe Edon Zhegrovën.

Mesfushori i Freiburgut nuk ka folur asgjë që nga dita e djeshme. Megjithatë ai ka thyer heshtjen tani, duke postuar një foto në Instagram.

Edhe Arijanet Muric reagoi përmes Instagramit.

Arijanet Muric ashtu si Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, është duke përcjell nga telefoni ndeshjen e Kosovës.

Portieri kosovar u përjashtua nga Franco Foda së bashku me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën për shkak se thyen rregullat e brendshme të Kombëtares.

Megjithatë dyshja e kanë pranuar dënimin dhe tani janë në mbështetje të Kombëtares.