Meçi i shekullit, rekordi i radhës, ja sa paguhet gjyqtari

E publikuar: 22/04/2015 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meçi i shekullit që do të zhvillohet javën tjetër mes Floyd Mayweather dhe Mannu Pacquaios vazhdon të thyej rekorde. Kësaj radhe është gjyqtari kryesor i meçit që do të përfshihet në rekordin e ri në boks.

Arbitri veteran Kenny Bayless po vendos një rekord më vete si arbitri më i paguar në historinë e boksit. Bayless do të marrë 25 mijë Dollarë për gjykimin e këtij meçi.

Zgjedhja e 64-vjecarit është pranuar me unanimitet nga të dyja kampet dhe nga shumë ai konsiderohet si arbitri më i mirë në botë.

Në CV-në e tij gjenden disa prej ndeshjeve më të bujshme, përfshirë këtu edhe 12 duele të Mayweather dhe Pacquiaos, përkatësisht 5 të amerikanit dhe 7 të filipinasit, ndaj jo më kot Bayless do të ketë në duar duelin më të shtrenjtë në histori./Indeksonline/