Edon Zhegrova në ballinën e gazetës prestigjozes evropiane

E publikuar: 21/08/2024 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët shqiptar po ngjisin gjithnjë e më shumë shkallët e karrierës duke u bërë pjesë e disa prej skuadrave elitare europian.

Vite më parë kënaqeshim teksa shihni këta djem të luanin në disa kampionate të huaja, por në dekadën e fundit po i shohim të kthehen në protagonist mes ekipeve më të mira të botës.

Është tjetër bësh paraqitje të mira e të marrësh komplimentet e merituara, dhe totalisht tjetër të bëhesh pjesë e ballinës kryesore të gazetës më të madhe kombëtare në Itali apo Francë. I pari ishte Kristjan Asllani që u bë shqiptari i parë në kopertinën e Gazetta dello Sport pas golit të tij të parë me Interin në sezonin e fundit, ndërsa Armando Broja pas zërave të merkatos që e lidhnin me Milanin.

Padyshim krenari për këdo dhe historia përsëritet sërish. Ditën e sotme, prestigjozja franceze L’EQUIPE i kushton ballinën e gazetës së saj, superstarit dardan Edon Zhegrova.

Sulmuesi i Kosovës ishte thjeshtë magjik mbrëmjen e djeshme teksa Lille mposhti 2-0 Slavian e Pragës për t’u afruar një hap larg kualifikimit në grupet e Champions League.

Edon Zhegrova po shkëlqen gjithnjë e më shumë dhe performancat e tij e kanë kthyer në një nga më të mirët në Francë. Dardani jo vetëm ka heshtur kritikët, por javë pas jave po i kthen edhe në tifozë të tij.