Sulmuesi kosovar Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit të Rumanisë.
Ai shënoi një gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Poli Iasit, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së pestë të futbollit rumun.
Selmani shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e tretë, ndërsa luajti deri në fund të takimit.
Për sulmuesin 27-vjeçar ishte goli i tretë në pesë paraqitje.