Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” pas një kohe të gjatë – FC Prishtina njofton se hyrja do të jetë falas

E publikuar: 07/08/2024 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fundjavë do të nis sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Prishtina do të përballet me ekipin e inkuadruar në elitë, Suharekën.

E pas një kohe të gjatë, kryeqytetasit ndeshjen do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, teksa FC Prishtina ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas.

Njoftimi i plotë:

Po rikthehemi në shtëpinë tonë.

Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet

Andaj të gjithë tifozët tanë, Plisat, qyetatarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri.

Sfida jonë e parë luhet të dielën me 11 gusht nga ora 19:00 ku përballë do ta kemi skuadrën e Suharekës

Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni

Ju presim të dielën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.