Tenori Lahaj me vërejtje për pushtetin qendror e lokal, kërkon sërish sallën koncertale

E publikuar: 04/08/2024 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tenori Ramë Lahaj ka folur për koncertet që e pati në Prishtinë në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit.

Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë disa fotografi nga koncertet në fjalë dhe është shprehur i habitur me publikun kosovarë.

“Kur flasim për civilizimin, traditën, kulturën dhe qytetarinë, Kosova është shembull i civilizimit për të gjithë rajonin e më tej. Kështu Kosovë t’pafsha t’mbulume në çdo pllamë prej nurit të qytetarisë”.

“Ndërsa për pushtetin, qoftë ai qendror apo lokal: Artistët dhe muzika nuk mund të jenë ‘të pastrehë’ andaj sa më shpejt duam sallën koncertale”, ka thënë Lahaj.