Mesfushori i Kosovës Milot Rashica, dhe ai i Shqipërisë Ernest Muçi, janë shpallur kampionë me Beshiktashin në Superkupën e Turqisë.
Beshiktashti e shënoi sot fitoren më thellë në histori ndaj Galatasaryt, duke e mposhtur 5-0.
Golin e parë e shënoi Ciro Immobile qysh në minutën e parë të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në minutën e 53-të ishte Svensson, ai që shënoi për ta dyfishuar epërsinë, teksa në 10 minutat e fundit të ndeshjes, Beshiktashi shënoi edhe tri herë.
Immobile e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 81-të, kurse në të 91-tën Rafa Silva shënoi për 4-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Hekimoglu.
Rashica në këtë ndeshje luajti 85 minuta, kurse Muçi ishte në bankën rezervë.