Thyhet rekordi 12-vjeçar i Olimpiadës

E publikuar: 02/08/2024 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Notarja australiane Kaylee McKeown, ka thyer të premten mbrëma rekord 12-vjeçar në Lojërat Olimpike të Parisit.

McKeown triumfoi në disiplinën 200 metra shpinë.

Ajo u stolis me medalje të artë dhe vendosi rekord të ri olimpik, me kohën 2:03.73.

Regan Smith e SHBA-së e fitoi të argjendtën, ndërsa Kylie Masse e fitoi të bronztën.

Rekordi i mëparshëm olimpik ka qenë 2:04.06, dhe ishte vendosur në “Londra 2012”.