“Shkëlqimi i argjendtë”, Kurti shkruan për meçin e Distrias: Jemi krenarë me këtë rezultat

E publikuar: 28/07/2024 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike 2024 që po mbahen në Paris.

Kurti ka thënë se “Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos”.

“Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg. Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje”.

“Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score). Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar Kurti në Facebook.