Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në katëgorinë e saj deri -52 kilogram, në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Xhudistja kosovare u mposhtë në finale nga uzbekja, Diyora Keldiyorova me “Ëazzari”.
Krasniqi foli menjëherë pas ndeshjes, duke treguar se për të s’kishtë rëndësi ngjyra e medaljes.
“Për mua, qysh në fillim e kam thanë, që s’kishte rëndësi ngjyra e medaljes, do të isha e kënaqur me cilëndo”, tha ajo.
Tutje, ajo e komentoi edhe paraqitjen e saj në finale.
“Kam qenë si pergjumshëm në finale, jam e lumtur me rezultatin, po mendoj pozitivisht e po ndihem më e lumtur, pasi po e di se e kam fituar medaljen e dytë olimpikë”, tha ajo.
Tutje, ajo shtoi, duke thënë se kujt ia dedikon suksesin.
“Këtë sukses ia dedikoj trajnerit e familjes, që kanë qenë me mua në çdo hap”, shtoi Krasniqi.