Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar fitoren dhe kualifikimin e Distria Krasniqin në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se lojë si kjo ndodhë rrallë, ku xhudista jonë për vetëm 39 sekonda ka fituar garën.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.