Spanja “kampionja e re” e Evropës

E publikuar: 14/07/2024 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni i Europës tashmë ka një emër të ri.

Spanja e ka fituar këtë titull, duke triumfuar 2-1 ndaj Anglisë, në finalen e madhe që u luajt sonte në Berlin.

Së pari në epërsi doli pikërisht Spanja me anë të Nico Willimas, për t’iu kundërpërgjigjur Cole Palmer për 1-1.

Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal.

Spanja tashmë ka fituar katër trofe të Kampionateve Europiane, ndërsa Anglia mbetet pa asnjë.