Shqipëria e Kroacia ‘ndahen’ me barazim 2-2

E publikuar: 19/06/2024 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria e Kroacia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të “EURO 2024”.

Takimi u mbyll me shifrat 2-2.

Kombëtarja shqiptare e nisi më mirë ndeshjen duke dalur në epërsi me anë të Qazim Laçit në minutë ne 11-të.

Mirëpo, të shpejtë u treguan në pjesën e dytë kroatët, të cilën shënuan dy gola për dy minuta.

Njëherë golin e gjeti Kramaric në minutën e 74-të, derisa dy minuta më vonë shënoi autogol Gjasula.

Shqipëria e Kroacia, dy kombëtaret kanë nga një pikë në këtë turne të “EURO 2024”.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria luan ndaj Spanjës, derisa Kroacia ndaj Italisë./Express