Sondazhi në faqen e UEFA-s, si del Kroaci-Shqipëri sipas tifozëve

E publikuar: 19/06/2024 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faqja e UEFA-s si zakonisht ka publikuar një sondazh para ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, duke ftuar lexuesit e saj që të japin mendimin e tyre për fatin e kësaj sfide.

Dhe këtë radhë, për pjesën më të madhe të tifozëve, është Kroacia ajo që do të shpallet fituese, pasi e kanë votuar me 55% deri 30 minuta para fillimit të sfidës.

Vetëm 36% e votuesve mendonin se Shqipëria do të jetë fituese në këtë duel, ndërsa 9% mendojnë se sfida do të ndahet barazim.

 

Image