Del video e të dyshuarit që plagosi kryeministrin sllovak, ai përmend një motiv pse qëlloi me armë zjarri

E publikuar: 15/05/2024 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediumi “NEXTA” ka publikuar videon e personit të dyshuar për plagosjen e kryeministrit sllovak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas raportimit të këtij mediumi, i dyshuari shkrimtari Juraj Cintula, i cili qëlloi kryeministrin sllovak Fico, tha se e bëri këtë sepse nuk pajtohej me politikat e qeverisë.

 

Fico aktualisht është duke marrë mjekim dhe raportohet se gjendja e tij është mjaft serioze.