Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka përkujtuar masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.
Për këto masakra, Shala ka thënë do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës.
“Sot shënohet përvjetori i masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër. Masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër, do të mbesin përherë në kujtesën dhe në historinë e lavdishme të Kosovës, dhe do të mbahen mend për të rikujtuar sakrificën dhe qëndresën e popullatës së Drenicës në rrugën e lirisë dhe mbijetesës. Nderimi dhe përkujtimi për këta martirë të lirisë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Shala.