“U shkel me veturë, u rrah me stupca të hekrit”, xhaxhai tregon si erdhi deri te vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva

E publikuar: 20/01/2024 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

18-vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka humbur jetën pasi dyshohet se është shkelur me veturë dhe pastaj rrahur nga disa persona të tjerë. Këtë e ka thënë në rrjetet sociale edhe xhaxhai i Lulzimit, Rrahmani.

Sipas tij, Lulzimin e ndjerë e kishin shkelur me veturë dhe pastaj rrahur me shkopinj të hekurit.

Ai ka shtuar se Lulzimi nuk ka arritur t’i mbijetojë këtyre plagëve dhe si rrjedhojë ka vdekur.