Një vajzë 14-vjeçare nga Prizrenit është raportuar e zhdukur në polici. E njëjta sipas familjarëve, ka dalë nga shtëpia më 16 janar dhe ende s’dihet asgjë për fatin e saj.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Bytyqi.

















