Schneeberger për Putinin dhe Vuçiqin: Kjo është pasqyrë e përafërt se çfarë po gatuhet në Serbi

E publikuar: 06/01/2024 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, përmes një postimi në X, ka shpërndarë një foto të presidentin rus dhe atij të Serbisë, ku tha se është një pasqyrë e përafërt e asaj se çfarë po gatuhet në Serbi.

“Për të gjithë ata që u befasuan më 24 shkurt 2022, këtu është një pasqyrë e përafërt e asaj që po gatuhet në Serbi”, ka shkruar këshilltarja, njofton Klankosova.tv.

Sipas saj ky është vetëm një fragment i vogël, e nëse nuk merren kundërmasa mund të shihet se çfarë do të vijojë.

“Ky është vetëm një fragment i vogël, por vetëm nga kjo mund të shihni se çfarë të prisni nëse më në fund nuk merrni kundërmasa”.