Ky ishull festoi i pari Vitin e Ri

E publikuar: 31/12/2023 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteti në Paqësor, Kiribati, më saktësisht ishulli më i madh i tij, Kiritimati, është bërë i pari që ka festuar Vitin e Ri, raportojnë mediumet e huaja.

Ndërrimi i mot moteve është bërë disa minuta më parë në këtë vend me rreth 5000 banorë.

Po ashtu Vitin e Ri disa minuta më vonë e kanë festuar edhe në Ishujt Catham, pjesë e territorit të Zelandës së Veriut.

Ishulli është rreth 800 kilometra në juglindje të territorit kryesor të Zelandës së Re dhe ka rreth 700 banorë.