Udhëheqësi separatist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik është zotuar të vazhdojë të dobësojë vendin e plagosur nga lufta deri në pikën ku do të copëtohet, pavarësisht një premtimi nga Uashingtoni për të parandaluar një rezultat të tillë.
“Unë nuk jam irracional, e di që përgjigja e Amerikës do të jetë përdorimi i forcës… por nuk kam asnjë arsye të trembem nga kjo për të sakrifikuar interesat kombëtare [serbe].” – tha Dodik për The Associated.
Ai tha se çdo përpjekje për të përdorur ndërhyrjen ndërkombëtare për të forcuar më tej institucionet e përbashkëta, multietnike të Bosnjës do të përballej me një vendim serb të Bosnjës për t’i braktisur plotësisht ato dhe për ta kthyer vendin në gjendjen e përçarjes dhe mosfunksionimit në fund të periudhës brutale të tij në luftën ndëretnike në vitet 1990.
Lufta e Bosnjës filloi në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës të mbështetur nga Beogradi u përpoqën të krijonin një rajon “etnikisht të pastër” me synimin për t’u bashkuar me Serbinë fqinje duke vrarë dhe dëbuar kroatët dhe boshnjakët e vendit, të cilët janë kryesisht myslimanë.
Më shumë se 100 mijë njerëz u vranë dhe mbi 2 milionë – më shumë se gjysma e popullsisë së vendit – u dëbuan nga shtëpitë e tyre përpara se të arrihet një marrëveshje paqeje në Dejton, Ohio, në fund të vitit 1995.