Përleshja me tifozët gjatë ndeshjes së volejbollit, vdes polici grek

E publikuar: 28/12/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një polic grek që po trajtohej në spital prej 20 ditësh, ndërroi jetë të mërkurën.

31-vjeçari ishte plagosur gjatë një përplasjeje mes tifozëve në një ndeshje volejbolli.

Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor në qytetin e Pireut, jashtë stadiumit ku po luanin Olimpiakos dhe Panathinaikos.

Policia ndërhyri për të shuar konfliktin mes 150 tifozëve, por një prej efektivëve u plagos nga mjetet piroteknike.

31-vjeçari luftoi prej javësh me plagët, por nuk mbijetoi. Policia ka arrestuar një 18-vjeçar për ngjarjen.