Turqia bombardon 50 objekte kurde në Siri

E publikuar: 26/12/2023 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MİT) së Turqisë shkatërroi rreth 50 objekte që i përkisnin organizatës PKK në qytetet siriane Aynularab, Qamishli dhe Amude.

Sipas Anadolu Agency, MİT, e cila ka në shënjestër lëvizshmërinë dhe infrastrukturën e PKK, ka përcaktuar se të gjitha materialet e përdorura prej organizatës, nga veshjet deri te armët dhe gjësendet e përditshme, prodhohen në objektet e saja në Siri.

Pas kësaj, MİT mobilizoi agjentët e saj në terren dhe përcaktoi se objektet ushtarake, ekonomike dhe logjistike të PKK-së po vepronin në rajonet Qamishli, Amude dhe Aynularab në Siri.

Më pas, informacioni i vendndodhjes së këtyre objekteve u transferua në qendër.

Burimet e sigurisë thanë se në operacionet e kryera nga MİT, rëndësi të madhe i është kushtuar parandalimit të dëmtimit të civilëve dhe ndërtesave të tyre.

Burimet e sigurisë deklaruan se objektivat që përbëheshin nga kampuset kritike, selitë dhe objektet, duke përfshirë elementë të organizatës përgjegjëse u shkatërruan me sukses.

Ndryshe, PKK kohët e fundit ka vrarë disa ushtarë turq në shtetin sirian.