Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në Korçë, pasi është hedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit.
Bëhet e ditur se 18-vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit, raporton euronewsalbania.
Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18-vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.