Daily Mail shkruan se ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani, gënjeu se iku nga lufta në Kosovë

E publikuar: 24/12/2023 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në pjesën e pasme të një kamioni.

Ferizi kur kishte arritur më Calais në vitin 1998, duke gënjyer se ishte kosovar dhe kishte ikur nga lufta. Ai gjithashtu kishte dhënë një datë të rreme të lindjes, raporton Dailymail.

Ndërkohë, javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron – pavarësisht rezervave të Home Office – si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në “Buckingham Palace”.

Burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.

Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj 2000.

Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në MB tre vjet më vonë.

Ferizi do të veprojë si një ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit.