Gazeta gjermane Bild: Terroristët po planifikojnë sulme në Evropë gjatë festave

E publikuar: 24/12/2023 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festat kanë rritur gatishmërinë për shkak të frikës së përhapjes së terrorizmit. Gazeta Bild shkruan se një celulë xhihadiste po planifikon sulme në Evropë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas gazetës gjermanë, terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve apo edhe më 31 dhjetor, natën e ndërrimit të viteve.

Disa xhihadistë janë arrestuar të shtunën në Vjenë. Autoritetet në Austri kanë shtuar masat e sigurisë për shkak të rritjes së kërcënimeve.

Gjithashtu njoftohet se në meshën e mesnatës së Krishtlindjeve të gjithë besimtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në Katedrale.

Alarmi është ngritur edhe në Itali. Departamenti i Sigurisë njofton vigjilenca duhet të jetë e lartë, për shkak se numri i njerëzve në sheshe pritet të jetë i madh. Referuar edhe situatës së konfliktit në Lindjen e Mesme, rreziku i veprimeve terroriste nuk përjashtohet.