Qindra pjesëmarrës të një proteste pro-palestineze kanë marshuar në Oxford Street të Londrës duke u bërë thirrje blerësve të bojkotojnë markat “të lidhura me Izraelin”.
Ata ndaluan trafikun si pjesë e demonstratës së organizuar nga grupi i veprimit të drejtpërdrejtë “Sisters Uncut”, të shtunën pasdite.
Protestuesit u mblodhën në sheshin Soho duke brohoritur “Palestinë e lirë” përpara se të marshonin në rrugën e ngarkuar të blerjeve.
Rojet e sigurisë bllokuan hyrjen e një pike të shitjes të kompanisë së modës “Zara”, ndërsa dhjetëra oficerë ndoqën marshimin, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Fletëpalosjet e shpërndara nga “Sisters Uncut” thuhej: “Nuk ka Krishtlindje si zakonisht në një gjenocid. Britania e Madhe është bashkëfajtore. Mos financoni gjenocidin në Palestinë. Bojkoto Izraelin”.
More than 20,000 Palestinians have been murdered by Israel’s brutal siege. We say, NO BUSINESS AS USUAL AS PEOPLE ARE TRAPPED UNDER RUBBLE. CHRISTMAS IS CANCELLED. pic.twitter.com/uPCQKIDdDo
— Sisters Uncut (@SistersUncut) December 23, 2023