Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha se qeveria amerikane pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët.
Më tutje ai ka shtuar se mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve duhet të zgjidhen përmes institucioneve.
“Ka ende shumë gjëra që Serbia duhet të arrijë në mënyrë që të jetë gati për atë rrugëtim, dhe një prej tyre është sundimi i ligjit. Zgjedhjet në çdo vend janë një test stresi për demokracinë, por pa zgjedhje nuk ka demokraci”, ka thënë Hill.
Sipas tij, interesi i ndërsjellë i SHBA-së dhe Serbisë përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore