SPAK kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

E publikuar: 22/12/2023 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SPAK i ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, raporton Top Channel.

Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Nga selia e PD-së, ish-kryeministri tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avokatët ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.